HADITHI nr.41 – nga Libri Rijadus Salihin

41. Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atësherë le të thotë: “O Zoti im, më le të jetoj derisa të jetë për mua jeta më e dobishme, kurse më vdis kur të jetë vdekja për mua më e dobishme.”  (Muttefekun alejhi)