38. Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre All-llahu ia shlyen mëkatet atij.” (Muttefekun alejhi)