HADITHI nr.33 – nga Libri Rijadus Salihin

33. Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, është me Xhenet.”  (Transmeton Buhariu)