Allahu i Madhëruar i dëgjon zërat edhe nëse ato janë të fshehta,
dhe i din gjuhët edhe pse ato janë të ndryshme,
dhe i përgjigjet nevojave edhe pse ato janë të shumta,
dhe i fal gjynahet edhe pse ato janë të mëdha,
dhe i përgjigjet lutjeve edhe pse ato janë të vazhdueshme,
O ti që je nevojtar, ngritu … dhe mos u bë mendjemadh, po drejtoju Allahut,
Zoti yt të ftoi ta adhurosh nëpërmjet duasë dhe tha: “Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij”. Nisa 32.
Dhe mos harro se koha më e mirë për t’iu lutur, është pjesa e tretë e natës.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU