Pejgamberi s.a.u.s. e ka njohur mirë jetën e popujve të mëhershëm, por edhe jetën e umetit të tij. Ai e ka ditur se populli i tij nuk mund të arrij që t’i kryej të gjitha punët dhe obligimet gjatë kësaj jete të shkurtër, andaj Allahu i madhëruar ia ka dhuruar atij natën e kadrit, kjo natë e cila është më e mirë se sa një mijë muaj. Në hadithin që e transmeton Ubade ibn Samit, pejgamberi a.s. nxitë në kërkimin e natës së kadrit, pasiqë nuk dihet saktësisht se kur është ajo, ku thuhet: Një natë pejgamberi a.s. ka dalur që t’u tregojë njerëzve se kur është nata e kadrit, megjithatë kur i pa dy myslimanë duke u grindur, ai tha: “Unë dola që t’ju tregoj për natën e kadrit, por i pashë se si grindeshin dy myslimanë, dhe ajo u ngrit. Ndoshta kjo është mirësi për ju, andaj kërkojeni atë në të shatat, të nëntat ose në të pestat.”
Dobitë e hadithit:
- vlera e natës së kadrit
Nata e kadrit në përgjithësi është nata më e mirë. Lidhur me këtë Allahu thotë në Kuran:
“ Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadër, 1-5)
Pra, Allahu ka zbritur kaptinë të posaçme për të treguar vlerën e kësaj nate, edhe atë duke përmendur se: a) ajo është më e rëndësishme se një mijë muaj, pra, namazi, përmendja e Allahut dhe agjërimi në këtë natë kanë më shumë vlerë se sa t’i kryesh ato një mijë net; b) engjëjt zbresin në këtë natë; c) ajo është paqe deri në mëngjes;
- caktimi i saj
Dijetarët kanë mendime të ndryshme për caktimin e natës së kadrit, e mendimi më i vërtetë është se ajo gjendet në njërën prej dhjetë netëve të fundit të muajit të ramazanit. Ndërkaq, urtësia e mosdijes saktësisht të kësaj nate është se, njerëzit në këtë mënyrë japin më shumë përpjekje për ta gjetur atë, e që në të kundërt njerëzit do të jepnin përpjekje vetëm në një natë të caktuar;
- namazi dhe lutja në këtë natë
Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e ngjall natën e kadrit me besim në Allahun dhe duke e pritur vetëm nga ai shpërblimin, atij i falen mëkatet e kaluara ”. Dhe ngjallja e natës së kadrit është falja e namazit gjatë tërë natës. Poashtu, transmetohet nga Aishja r.a. se e ka pyetur pejgamberin a.s.: “Nëse e arrij natën e kadrit, çka të them?”, ai tha: “Thuaj: ‘O Zot, ti je falës, e do faljen, më fal mua.’”;
- urrejta e grindjes dhe mosmarrëveshjes, ngase grindja e disave është dënim për të gjithë;
● nxitja e kërkimit të natës së kadrit.
Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI
www.thirrjaislame.com