HADITH nr. 38

38. Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë: “Shko dhe shih se ç’kam pregaditur për banorët e tij”. Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe

pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha: “Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!” Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit: “Kthehu dhe shikoje përsëri!” meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha: “Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!” Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha: “Shko te zjarri dhe shih se ç’kam përgaditur për banorët e tij!” Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa – një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha: “Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!” Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit: “Këthehu në të!” ai u kthye dhe tha: “Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t’i shpëtojë hyrjes në të”