Nuk pini duhan? Jetoni në përgjithësi një jetë të shëndetshme? Prandaj jeni të pastër, apo jo?
Nuk është aq e lehtë! Ka edhe zakone të tjera që janë po aq të dëmshme për shëndetin sa edhe duhani, duke filluar nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë deri tek konsumimi i shumë yndyrave.
6 zakonet e mëposhtme janë po aq të pashëndetshme dhe të dëmshme sa edhe duhani. Për fat të mirë ato mund t’i rregulloni lehtësisht, me disa ndryshime të vogla në përditshmërinë tuaj, kështu nuk rrezikoni shëndetin.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Edhe nëse stërviteni rregullisht, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, si në karrige ose në makinë, shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Sipas shkencëtarëve, pasiviteti lidhet me gati 160 mijë raste të kancerit në gji, zorrë, prostatë dhe mushkëri çdo vit.
Prandaj duhet të lëvizni sa më shumë. Kur jeni në punë bëni pushime të shkurtra duke lëvizur në zyrë ose jashtë saj. Kur shkoni në shtëpi, mundohuni mos të qëndroni vetëm ulur para televizorit ose shtrirë, por merruni me pastrimin e shtëpisë, gatim etj.
Konsumimi i tepërt i mishit dhe djathit
Proteinat nga kafshët janë të pasur me hormonin IGF-1 që mund të çojë në rritjen e qelizave kancerogjene. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, njerëzit në moshë të mesme që ndjekin një dietë të pasur me proteina nga kafshët janë 4 herë më të rrezikuar të vdesin nga kanceri se njerëzit e tjerë që ndjekin dieta më të shëndetshme – një rrezik ky po aq i madh sa edhe duhani.
Zëvendësoni këto proteina me burime nga kafshët me proteina nga perimet. I njëjti studim tregon se dietat e pasura me proteina me bazë bimore, si fasulet, të cilat kanë të njëjtat nivele të proteinave si disa lloje mishrash, nuk e rrisin rrezikun për zhvillim të kancerit.
Gatimi me gaz
Nëse bëni edhe ju pjesë tek shumica e shqiptarëve që kanë një sobë gazi, po merrni një dozë shtesë të monoksidit të karbonit, dyoksidit nitrogjen dhe metanol oksidues sa herë gatuani një vakt. Gazi është po aq i dëmshëm për shëndetin sa edhe duhani.
Nuk po ju themi që të hidhni sobën e gazit, megjithatë duhet të përdorni ventilatorin sa herë gatuani.
Gatuani me vajin e gabuar
Edhe nëse gatuani me sobë elektrike në shtëpi, përsëri nuk jeni imunë ndaj efekteve të dëmshme të gatimit. Studime të ndryshme kanë treguar se gatimi me vaj soje (ose vegjetal) në temperaturë shumë të lartë realizon përbërës që janë po aq të dëmshëm sa edhe duhani.
Nxirrja me anë të solarit
Sipas një studim të fundit të publikuar tek Revista Amerikane e Shoqatave Mjekësore, nxirjet me anë të solarit shkaktojnë gati 420 mijë raste me kancer në lëkurë në SHBA çdo vit. Duhani, sa për krahasim, shkakton 226 mijë raste të kancerit në mushkëri.
Mos fjetja mjaftueshëm
Pagjumësia shkakton tension të lartë të gjakut, atak në zemër, goditje në tru, obezitet dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Një studim madje ka zbuluar se mos fjetja të paktën 6-7 orë në natë rrit rrezikun e vdekjes po aq sa duhani.
Burimi: Women’s Health / http://shendeti.com.al/