Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ
Gurët në tëmth formohen kur ka shumë kolesterol në bile, një lëng që mëlçia e përdor për të tretur yndyrën. Bila (lëngu i tëmthit) ruhet gjatë tretjes nga tëmthi, një organ në formë dardhe poshtë mëlçisë.
Ai formon kristale që grumbullohen së bashku dhe formojnë gurët. Madhësia e tyre varion nga copëza rëre deri tek një top golfi. Pjesa më e madhe e tyre kanë madhësinë e një guraleci.
Ato shkaktojnë dhimbje të forta në pjesën e sipërme të barkut, zverdhje, mostretje e mirë dhe të vjella .
Një trajtim i mirë në këtë rast është limoni me vaj ulliri dhe mjaltë.
Limoni përdoret në trajtimet tradicionale së bashku me vajin e ullirit për të inkurajuar sekretimin e lëngut të tëmthit. Ai është tonik për mëlçinë si dhe regjenerues i saj.
Merret 1 lugë gjelle mjaltë, trazohet me lëngun e një kokrre limoni dhe një lugë vaj ulliri. Ky trajtim përdoret çdo ditë esëll në mëngjes për 1 muaj rresht.